SHPIK

Sfida Bebras Computing 2024

Sfida e Bebras Computing ka për qëllim të promovojë të menduarit kompjuterik dhe shkathtësitë për zgjidhjen e problemeve midis nxënësve të të gjitha moshave.

Aplikimet janë hapur për të gjitha shkollat! Regjistroni shkollën tuaj dhe bëhuni pjesë e kësaj sfide ndërkombëtare!

Çfarë është Sfida Bebras Computing?

Bebras Computing Challenge (apo Kastori i Informatikës) është një iniciativë ndërkombëtare që synon të promovojë informatikën dhe të menduarit kompjuterik ndër nxënës.

Kjo sfidë është krijuar për të ndihmuar nxënësit të eksplorojnë talentet dhe pasionin e tyre për informatikën dhe të menduarit kompjuterik, përmes zgjidhjes së enigmave dhe sfidave atraktive.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të vitit të kaluar, Sfida Bebras Computing Challenge këtë vit do të organnizohet përsëri në mbi 350 shkolla të vendit.

Si funksionon Sfida Bebras dhe kush mund të përfshihet?

Sfida Bebras Computing do të mbahet me 4-8 Nëntor 2024. Në këtë sfidë, nxënësit nga mosha 8 deri në 18 vjeç do t’i zgjidhin një sërë detyrash që fokusohen në tema dhe shkathtësi të ndryshme nga fusha e informatikës dhe të menduarit algoritmik dhe kompjuterik. Nxënësit do të kenë 35 minuta kohë për të kryer sa më shumë detyra që të munden.

Për t'i mbajtur gjërat emocionuese dhe sfiduese për të gjithë nxënësit, sfida është e organizuar në pesë kategori të moshave të ndryshme:

  • Kastorët (mosha 8-10, klasa 3/4)
  • Benjaminët (mosha 10-12, klasa 5/6)
  • Kadetët (mosha 12-14, klasa 7/8)
  • Juniorët (mosha 14-16, klasa 9/10)
  • Seniorët (mosha 16-18, klasa 11/12)

Struktura e Sfidës Bebras

Secila kategori e sfidës Bebras do t’i ketë nga 9 detyra, të ndara në tri nivele të ndryshme vështirësie (lehtë-mesatare-vështirë) me nga 3 detyra për secilin nivel. Numri total i pikëve që mund të arrihen në Bebras Computing Challenge është 81.

Tabela e rregullave të  vlerësimit:

Niveli

E saktë

E pasaktë

Pa përgjigje

E lehtë

+6 pikë

  -2 pikë

0 pikë

Mesatare

+9 pikë

-3 pikë

0 pikë

E vështirë

+12 pikë

-4 pikë

0 pikë

Organizimi i Sfidës Bebras

Shkarkoni dokumenti për t'u informuar më shumë rreth Sfidës Bebras Computing

Klikoni këtu!