Sfida e Bebras Computing ka për qëllim të promovojë të menduarit kompjuterik dhe shkathtësitë për zgjidhjen e problemeve midis nxënësve të të gjitha moshave.
Bebras Computing Challenge (apo Kastori i Informatikës) është një iniciativë ndërkombëtare që synon të promovojë informatikën dhe të menduarit kompjuterik ndër nxënës.
Bebras Computing Challenge është krijuar për të ndihmuar nxënësit të eksplorojnë talentet dhe pasionin e tyre për informatikën dhe të menduarit kompjuterik, përmes zgjidhjes së enigmave dhe sfidave atraktive.
Sfida Bebras Computing do të mbahet me 17 nëntor 2023. Në këtë sfidë, nxënësit nga mosha 8 deri në 18 vjeç do t’i zgjidhin një sërë detyrash që fokusohen në tema dhe aftësi të ndryshme nga fusha e informatikës dhe të menduarit algoritmik dhe kompjuterik. Nxënësit do të kenë 35 minuta kohë për të kryer sa më shumë detyra që të munden.
Për t'i mbajtur gjërat emocionuese dhe sfiduese për të gjithë nxënësit, sfida është e organizuar në pesë kategori të moshave të ndryshme:
Secila kategori e sfidës Bebras do t’i ketë nga 9 detyra, të ndara në tri nivele të ndryshme vështirësie (lehtë-mesatare-vështirë) me nga 3 detyra për secilin nivel. Numri total i pikëve që mund të arrihen në Bebras Computing Challenge është 81.
Tabela e rregullave të vlerësimit:
Niveli | E saktë | E pasaktë | Pa përgjigje |
E lehtë | +6 pikë | -2 pikë | 0 pikë |
Mesatare | +9 pikë | -3 pikë | 0 pikë |
E vështirë | +12 pikë | -4 pikë | 0 pikë |
U.d i Departamentit për Arsimin Parauniversitar
SHPIK
SHPIK
SHPIK
SHPIK
Drejtor i departamentit të arsimit dhe aftësimit profesional
Zyrtare e lartë për arsimin tjetërsushëm në departamentin e AAP
Shkarkoni dokumenti për t'u informuar më shumë rreth Sfidës Bebras Computing
Klikoni këtu!